‘Rënia e bashkisë së kryeqytetit, është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin në pushtet të opozitës’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar në ‘Rrugën e Shpresës’.
Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë.
Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.
Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.
Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë.
Betejën e fitores.
Betejën për dinjitetin.
Betejën për qeverinë teknike.
Betejën për zgjedhje të lira.
Betejën për integrimin e Shqipërisë në Europë.
Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.
Fitore, fitore, fitore!