CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Afera “5D”/ Berisha liston shkeljet e SPAK: Dumani nuk guxon ta përmendë emrin e Veliajt

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar, duke listuar shkeljet që ka bërë prokuroria e SPAK në hetimin e skandalit të korrupsionit ‘5D’, është shrehur shprehur se drejtuesi i kësaj prokurorie nuk guxon të përmendë emrin e Erion Veliajt. Sipas Berishës, për Damanin, ‘çështja e fondeve limit nuk ekziston!’

“Çfarë ka bërë Dumani?

I akuzon të gjithë për 28 tendera, për të njëjtat shkelje të lehta dhe vetëm për shkeljet e lehta.

Vetëm e vetëm se si të kyçin gojën dhe të mos akuzojnë Erion Veliajn.

Vetëm e vetëm se si të kyçin dhe të mos dëshmojnë se si kanë vjedhur.

Së dyti, në paçavuren aktakuzë të Altin Dumanit për të shpëtuar Erion Veliajn, nuk bëhet asnjë vlerësim, nuk bëhet asnjë penalizim për fondet limite të stërfryra, të cilat nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e ka marrë vesh se përbëjnë sot mekanizmin ndër më kryesor të vjedhjes së tmerrshme të parave publike.

Në mënyrë të përsëritur para jush kemi denoncuar se si këta hajdutë bëjnë marrëveshje me kompanitë, në këtë rast me veten e tyre, të caktojnë një fond sa më të lartë, dhe kur është rasti me privatin, të ndajnë përgjysmë shtesën e fondit limit.

Kurse për veten e tyre, këta e vjedhin atë 100 përqind.

Për Dumanin dhe Zamanin, çështja e fondeve limit nuk ekziston sepse po të hapej ky kapitull dilte vetë brenda Dumani bashkë me Erion Veliajn.

Së treti, shikoni çfarë pseudoprokurorësh janë këta.

Në dosje, në tendera, në dhjetëra tendera ka kritere kualifikimi fiktive. Këto kritere, të cilat e prishin krejtësisht konkurrencën, i kanë hartuar hajdutët e bashkisë. Po pse përmendet ndonjëri prej tyre me emër për kriteret false që ka hartuar nga Damani? Asnjë prej tyre.

Po ky është një turp dhe krim i shëmtuar.

Ndaj dhe të dashur qytetarë, vetëm ju jeni shpresa e fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Altin Dumani, kriterin e dyfishtë e ka ligjin e poshtërsisë të shpirtit të tij.

Të dashur miq, në vendimin e SPAK dhe të gjykatës, përmendet me emër dhe mbiemër titulli i autoritetit kontraktues të Ujësjellësit të Tiranës.

Por nuk përmendet kurrë, asnjë germe dhe asnjëherë, me emër dhe as mbiemër, titullari kontraktues i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vetëm ju do mund të bëni drejtësi. Vetëm ju do mund t’i ktheni fytyrën evropiane bashkisë dhe Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …