Berisha: Hilet që përdor Dumani me hetimin e kryehajdutit të bashkisë, Erion Veliaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, ka zbardhur hilet që përdor drejtuesi i SPAK, Altin Dumani për të shmangun hetimin ndaj Erion Veliajt. Berisha tha se, Dumani në asnjë rast nuk e cilëson hetimin ndaj drejtorëve të bashkisë së Tiranës, si grup kriminal duke shmangur Erion Veliajn.

“Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, luftëtarë të vërtetë për dinjitetin, lirinë dhe fitoren.

Asgjë nuk na ndalon ne në rrugën tonë të triumfit, të ngadhënjimit të kauzës tonë të drejtë.

Ndaj dhe ju përshëndes ju përzemërsisht, përshëndes oratorët e mrekullueshëm të parlamentit të fjalës së lirë.

Ftoj qytetarët e Tiranës që ditën e premte ta shndërrojnë në ditën e betimit, në ditën e fitores, në ditën e ngadhënjimit të kauzës sonë të drejtë.

Miqtë e mi, arrestimi i tre hajdutëve në Bashkinë e Tiranës, që kishin vendosur aty modulin e vjedhjes 100 përqind të fondeve publike.

Që kishin vendosur me Erion Veliajn, modelin më të paparë në historinë e një shteti, zhdukjen e fondeve publike, ky hetim është një përdhosje, është një mashtrim i turpshëm, është një krim i shëmtuar.

Ndaj dhe i them sot çdo shqiptari dhe çdo qytetari shqiptar, por edhe partnerëve tanë se në akte të tilla kriminale, ka vetëm një verdikt: largim, largim dhe vetëm largim.

Do më lejoni para jush dhe shqiptarëve të paraqes hilet e poshtra, të ulëta, antiligjore, që Altin Dumani ka bërë me hetimin e kryehajdutit të bashkisë, Erion Veliajt.

E para, janë me dhjetëra tendera për të cilin kanë firmën dhjetëra punonjës.

Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, Altin Dumani nuk guxon të bëjë fjalë për grup të strukturuar kriminal.

Miqtë e mi, shikoni këtë rrufjan.

Ata vjedhin së bashku, ata caktojnë fituesit së bashku. Ata mashtrojnë me kriteret së bashku. Ata caktojnë fondet limite së bashku.

Ata firmosin së bashku dhe këto për Daman-Zamanin nuk janë grup hajdutësh, por janë thjesht njerëz të pakujdesshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …