Bardhi: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të premten protestojmë kundër hajdutërisë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ftuar qytetarët në protestë ditën e premte kundër Bashkisë së Tiranës, e quan si grup të strukturuar kriminal.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, të protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutërisë ndaj taksave tona. Për këtë Bardhi ka publikuar edhe një video, duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve.

Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutërisë ndaj taksave tona.

Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …