Dosja 5D/ Berisha: Pavarësisht vjedhjeve, nuk konfiskohet asnjë qindarkë sepse atë e ndajnë me Dumanë…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar tha se, pavarësisht vjedhjeve, nuk konfiskohet asnjë qindarkë dhe asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme. Ai u shpreh se, nuk kërkohet që të kthehet e gjithë shuma e vjedhur qytetarëve, sepse atë e ndajnë me Dumanë, me Zamanë dhe Erion Veliajn.

“Shkojmë pak më përtej miqtë e mi.

Konstatohet se dhjetëra kontrata ishin fiktive.

Konstatohet se me këto dhjetëra kontrata, Erion Veliaj, Redi Molla, Tivari e me radhë, vodhën 38 milionë euro.

Por a e dini ju o miq se nuk konfiskohet asnjë qindarkë, asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme, nuk kërkohet që të kthehet e gjithë shuma e vjedhur qytetarëve.

Sepse atë e ndajnë me Dumanë, me Zamanë dhe Erion Veliajn.

Ky është krim i shëmtuar.

Vetëm ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi.

O sot o kurrë, t’u tregojmë vendin.

Miqtë e mi, ka një kod, ka një pasuord, ka një username. Të gjitha këto u vodhën nga hajdutët, u grabitën, u plaçkitën nga hajdutët e 5D, për të vjedhur siç donin paratë publike.

Këta meritojnë dënimet më të rënda.

Asnjë akuzë e përfillshme për ta nuk ekziston.

Sepse Erion Veliaj ka vjedhur kompjuterin e MJAFT-it kur vodhi financat e tij, është ai autori që i nxiti të vjedhin pasuordin dhe username-n.

Vetëm zemërimi juaj është zgjidhja, është verdikti, është fitorja”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Abazoviç: Sonte do jem në stadium dhe do bëj tifo për Serbinë

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik …