Investigimi i RAI3/ Agaçi kur u bë sekretar i Përgjithshëm, të dënuarit në Itali me 20 vjet u ekstraduan në Shqipëri dhe u liruan

Duke komentuar investimin e televizionit italiane Rai3, juristi Çlirim Gjata, i ftuar në “Open” në News 24, u shpreh se, kur Engjëll Agaçi u bë sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, të dënuarit në Itali me nga 20 vite burg, u ekstraduan në Shqipëri dhe u liruan.

“Si shpjegohet fakti që në momentin që u bë sekretar i përgjithshëm, ata që kishte mbrojtur dhe ishin dënuar me nga 20 vjet atje, ekstradoheshin në Shqipëri ose bënin shumë pak burg ose liroheshin. Për budallenj tani nuk jemi, kupton.

Gazetaria nuk mund të rrijë pa e thënë këtë. Pikërisht këta që ka mbrojtur këtu me studio në Itali, narkotrafikantë të rrezikshëm, ata filluan të ekstradoheshim dhe të liroheshin. Thjesht ta themi këtë fakt”, tha Gjata.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …