Mourinho në stolin e Liverpool? Tifozët shprehin dëshirën e tyre

Largimi i Jurgen Klopp në fund të këtij sezoni lë një gropë të madhe në shtëpinë e Liverpool. Të zëvendësosh Klopp nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në stolin e kuq është shumë e madhe, por tifozët e kanë një emër. Jose Mourinho është një nga dëshirat e tyre më të mëdha, kjo është ndezur edhe më shumë pas sfidës Fulham-Liverpool, ku tekniku portugez ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit.

Mourinho

Sigurisht, të shohësh Mourinho-n në stolin e Liverpool nuk është e lehtë, një trajner që për shumë vite ka qenë rivali më i madh i të kuqeve, teksa në karrierën e tij ka drejtuar ekipi i Chelsea, Man.United dhe Tottenham. Mourinho nuk do të ishte kundër këtij opsioni, Liverpool është një emër i madh, një skuadër e mbushur me yje, një opsion i shkëlqyer për t’u rikthyer në futbollin e madh në fund të këtij sezoni.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …