Edi Rama, emisionin e transmetuar në Rai 3 me fokus marrëveshjen e emigrantëve, e ka komentuar si një tretje të ekuilibrit mes gënjeshtrës dhe të vërtetës.
Ai thotë se RAI 3 e ktheu sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi, në një viktimë të një agresioni të pashembullt. “Nuk e kam ndjekur të gjithë dokumentarin, por më mjafton një fakt shumë i thjeshtë që aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë i cili ka refuzuar të përgjigjet ka lajmëruar edhe padinë penale në gjykatën italiane, sepse Italia ka një legjislacion shumë të ashpër për shpifjen edhe e ka ende në kodin e vet penal, ka kthyer përgjigje pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim”, thotë Rama.