Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të premten të dalin në protestë. Berisha tha se, askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport hajduti Erion Veliaj.
“Ndaj dhe ftoj qytetarët të bëhen europianë më shumë se kurrë.
Të marrin në dorë fatin e tyre.
Të shpëtojnë Shqipërinë.
Kjo betejë nuk ndalet kurrë.
Erion Veliaj, sot nga Hanoveri shkon nesër në Holandë për të takuar hajdutët ku ka çuar paratë e inceneratorit.
Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport ky hajdut.
Ndaj dhe betejë, betejë, betejë gjer në fitore.
E premtja është dita e triumfit.
Dita e fitores.
Dita e ngadhënjimit.
Dita e drejtësisë.
Dita e kauzës sonë.
Rrofshi ju, rroftë fitorja!”, tha Berisha.