Vokshi: Deputetët që bojkotojnë mbledhjen të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi, gjatë mbledhjes që po zhvillohet këtë të martë u shpreh se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur katër herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet.

Ajo shtoi se parashikohet në ligj se këta deputetë që bojkotojnë mbledhjen duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet.

“1/3 e komisionit mund të thërrasë në çdo kohë mbledhje e cila është e detyrueshme. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren. Ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet. Po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që sot të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin shumë nga ne. Presin hetim të paanshëm dhe transparencë”, tha ajo.

Në mbledhjen e sotme, opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …