“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj vëllait të tij Olsi Ramës. Në televizionin afër qeverisë Report Tv, Rama tha se akuzat në RAI ndaj vëllait të tij janë çështje personale dhe ai nuk ka pse të ndërhyjë për to. Ndërkohë që ka theksuar se Olsi Rama ka të gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët.

“Sepse nuk është një çështje personale. Unë nuk reagoj për çështje personale. Unë nuk kam reaguar për çështjen e tim vëllai as këtu në Shqipëri. Im vëlla është 55 vjeç. Ka të gjithë kapacitetin e tij dhe detyrimin të përballet si gjithë të tjerët. Kështu që ajo është një çështje që i takon këtu tani drejtësisë. I takon SPAK, Gjykatës Speciale. Të vendosin kush është fajtori në këtë. Aty ka një pjesë që më lidh mua, kam bërë këtë kam bërë atë. Dhe për atë pjesë më duket se është padia numër 22, e imja për këta shqiptar që janë bartës të atij mallkimi që kanë shqiptarët që nga 1912,” tha Rama.

About Krye Redaktor

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …