Nuk ka shpëtim për Veliajn!

Nga Iva V.GRILLO

Kryetari i Bashkisë Tiranë është tashmë një kartë e djegur.

Denoncimet e fundit tregojnë me fakte se Bashkia e kryeqytetit është e drejtuar prej vitesh nga një grup i strukturuar kriminal që vjedh në mënyrë të organizuar taksat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit.

Pavarësisht përpëlitjeve të fundit deri edhe histori me “ngjallje” pasagjerësh të alivanosur nëpër aeroporte pasi preken me dorë nga “dorëgjati” i Bashkisë, fundi i Velisë është i pashmangshëm.

Qytetarët e Tiranës do të vazhdojnë protestat kundër këtij modeli pervers të një zyrtari shtetëror dhe nuk do të tërhiqen.

Veliaj e di këtë ndaj bredh nëpër botë pa pasur guximin të kthehet në kryeqytet e duke luajtur çdo gur që të përmirësojë imazhin e tij të shkatërruar, imazh që nuk ia pastrojnë dot as miqtë e vet diplomatë dhe as sponsoret e vet manipulatorë e spekullantē.

Problemi është çfarë do të bëjë drejtësia?

A do ta lërë SPAK-u Veliajn të vazhdojë të shkatërrojë provat apo edhe më keq…të ndjekë shembullin e ish zvkryeministrit i cili i la puplat drejtësisë?!

Drejtësia duhet të flasë tani!

Çdo minutë vonesë është mbrojtje e hapur e krimit të organizuar!

#VeliajParaDrejtësisë

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …