Bardhi: Kush do që t’i japë mbrojtje politike Olta Xhaçkës të shkojë tek byrektorja e Lulit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës në lidhje me debatin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese, Bardhi tha se, Lulzim Basha nuk e ka nënshkruar mocionin kundër Olta Xhakës që në qershor të 2022, për shkak të miqësisë që një bashkëpunëtore e Bashës ka me deputeten e PS.

“Janë 44 deputetë që kanë firmosur, lajmi nuk është a ka firmosur Ori Nebiaj apo jo? Po, ka firmosur. Çdo deputet që e ndjen veten në opozitë, që do të bëjë opozitë dhe do që t’i shkojë gjërave deri në fund, ka firmosur. Çdokush tjetër, që në nisje ka dashur të marrë në mbrojtje Xhaçkën, ai s’ka firmosur dhe as ka lejuar ata që ka në influencë. Ka firmosur edhe Kryemadhi.

Unë nuk i përgjigjem askujt që flet me veten. Unë di që e vetmja rrugë për të zgjidhur krizat kushtetuese është kjo derë.

Kush do të varrosë çështjet dhe t’i bashkohet aksionit të Edi Ramës për t’i dhënë mbrojtje politike Olta Xhaçkës, mund të shkojë tek byrektorja e zotit Basha.

Basha ka refuzuar nënshkrimin e mocionit kundër Olta Xhaçkës që në qershor 2022. Arsyet i di ai, duhet t’i shpjegojë. Është miqësia e një prej bashkëpunëtoreve të tij me Olta Xhaçkën”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Shembja me turp e mitit te reformës ne drejtësi, si streha e fundit e narkoshtetit!

Nga Petrit VASILI Reforma ne drejtësi nga një moment transformimi pozitiv i sistemit te drejtësisë …