Bardhi: Xhaçka mbrohet nga Rama, Kushtetuesja të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur  

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur sot ankimim në Gjykatën Kushtetuese për pajtueshmërinë ose jo të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Gazment Bardhi e ka dorëzuar vetë ankimimin duke vlerësuar faktin se me deputetët e PD-së janë bashkuar të gjithë deputetët e opozitës.

Bardhi tha para mediave se, sa kohë ka ndodhur në shkelje flagrante e Kushtetutës, e vetmja rrugë institucionale për të rivendosur në vend këtë të drejtë të shkelur është ankimi në gjykatën Kushtetuese.

“Kemi firmosur padinë në Gjykatën Kushtetuese për Olta Xhaçkën, që mbrohet nga Edi Rama. Unë dua të falënderoj secilin prej 44 deputetëve që i ëhstë bashkuar kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetues, e jo vetëm anëtarët e Grupit parlamentar të PD-së, në këtë kërkesë janë bërë bashkë të gjithë deputetët e opozitës, edhe të PL, deputetët e partive aleate, deputeti pavarur tashmë Agron Shehaj dhe të gjithë deputetët e opozitës që e kanë pasur seriozisht mocionin që kanë paraqitur në qershor 2022 për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin të Olta Xhaçkës.

Të grabisësh 11 mijë metra katrorë tokë dhe të mos lejosh Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë pajtueshmërinë apo papajtueshmërinë e mandatit do të thotë t’i japësh mbrojtje politike nga drejtësia një bashkëpunëtori tënd, një deputeti të PS-së”, tha Bardhi.

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, dikur ministre e Mbrojtjes dhe më pas edhe e Jashtme, bashkë me të shoqin ish-deputet i PS-së dhe biznesmen, kanë përfituar statusin ‘investitor strategjik” për një resort në brigjet e Himarës e që tashmë është edhe duke u hetuar nga SPAK për falsifikim të dokumenteve të truallit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …