Berisha: Edi Rama sot shiti jo vetëm Erion Veliajn, por edhe Olsin e tij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar se Edi Rama shiti jo vetëm Erion Veliajn, por edhe Olsin e tij. Berisha tha se, e garantoj se nuk ka forcë që ta shpëtojë!

Erion, ke afat 48 orë, jep dorëheqjen sa nuk është vonë.

Mos mendo Erion se do të të mbrojë Dumani ty.

Dumani të mbrojti gjer sot Erion.

Por sot fjalën e kanë qytetarët.

Dhe Dumanit dhe dumanëve i garantoj shqiptarët se së shpejti do t’u duhet të japin llogari për amnistitë e tyre kriminale të Erion Veliajt, Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe qeveritarëve të tjerë.

Erion, ti beson se të mbron Edi Rama.

Mos u bëj budalla, po Edi Rama sot shiti edhe Olsin. E dëgjuat apo jo, Olsi Xibraka nga më i pafajshëm që ishte, doli çështje personale Xibraka e Olsit.

Jo, Edi jo! Nuk është personale o Ediskobar, është familjare gjer në palcë.

Dhe të garantoj se pas Erionit, radhën e ke ti dhe nuk ka forcë në botë që të të shpëtojë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …