Berisha: Engjëll Agaçi është në fakt Djall Agaçi! Rama ka vetëm një zgjedhje: Qeveri teknike ose…

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD, Sali Berisha e cilësoi Engjëll Agaçin si Djall Agaçi. Berisha tha se, Edi Rama ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është qeveria teknike, ose nuk do të ketë vend mbi tokë, ku të qëndrojë.

“Miqtë e mi, Italia dhe Europa ka dy ditë që pa me dokumente zyrtare se në Shqipëri, shteti është mafie dhe mafia shtet.

Se në Shqipëri, Edi Rama me don Agaçion, sa herë e kemi denoncuar ne don Agaçion o miq?

Ky mafioz i shpërfytyruar që bën dhurata, që blen me 30 hektarë tokë në brigje, zyrtarët e tjerë.

Po ja që vjen një ditë dhe e vërteta del në shesh dhe don Agaçio del një kriminel i vërtetë, ashtu siç është.

Por del një lejtnant i Edi Ramës, me të cilin kanë kryer veprat më të zeza.

Ka dy ditë që Edi Rama përpiqet të mbrohet duke përdorur mburojë Agaçion, duke përdorur mburojë Olsin.

Në fakt, Edi Rama është shkrirje në një e Olsit dhe djall Agaçios. Jo engjëll, djall është ai. Emri i tij është djall Agaçio.

Edi Rama, ke vetëm një alternativë dhe unë po ta them këtu, në emër të demokratëve dhe opozitarëve, të cilët janë të betuar: qeveri teknike ose vend mbi tokë nuk do të kesh.

Edi Rama, edhe në shpellat më të zeza të mafies po të futesh, do të gjejmë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, kjo është kërkesa jonë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …