Berisha thirrje qytetarëve: Dilni në protestë të premten të firmosim fitoren e merituar!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka drejtuar një apel qytetarëve që të dalin në protestën e së premtes, dhe të firmosin fitoren e merituar. Berisha tha se, fitorja e të premtes është fati ynë në duart tona, është fati i Tiranës në duart tona.

“Edhe njëherë ju bëj thirrje, të premten, fitoren në duart tona.

Fitorja e të premtes është fati ynë në duart tona.

Është fati i Tiranës në duart tona.

Është fati i Shqipërisë në duart tona.

Erion, 48 orë ke.

Dorëhiqu dhe mos guxo të kërkosh azil politik në ambasada se nga Shqipëria nuk do dalësh kurrë.

Mos guxo!

Ndaj dhe jep dorëheqjen se je unik në botë o faqezi me modelin 100 përqind të vjedhjeve.

Po ku do shkosh ti mor? Po nuk të fal kurrë opozita ty mor!

Edhe njëherë, thirrja ime për të gjithë qytetarët e Tiranës, thirrja ime për të gjithë demokratët, thirrja ime për të gjithë të rejat, të rinjtë, thirrja ime për të gjithë opozitarët, thirrja ime për shoqërinë civile dhe çdo njeri që e ndjen se vjedhjet 100 përqind të fondeve janë poshtërimi total i qytetarit, të mblidhemi të premten, të firmosim fitoren.

Fitoren e merituar.

Rrofshi ju, rroftë fitorja, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …