CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitarë të vijnë në betejë të premten

48 orë para protestës së të premtes tek bashkia e Tiranës, kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që shpallin veten opozitareqë të vijnë në betejë të premten.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjet më të pakufishme ju luftëtarëve të pathyeshëm të guximit, të lirisë, dinjitetit, të shpresës së shqiptarëve.

Demokrate dhe demokratë, u përshëndes ju, përshëndes oratorët që e shndërrojnë platformën e kësaj proteste në platformën e të vërtetës, në platformën e mbrojtjes së interesave të qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.

Mbrojtjes së interesit kombëtar dhe idealeve demokratike të qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq, 48 orë na ndajnë nga dita e fitores.

48 orë!

Ndaj dhe unë, sonte kam një thirrje për çdo qytetar të Tiranës të bëjë gjithçka për të firmosur ditën e premte fitoren e tij, fitoren e fëmijëve të tij, fitoren e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.

Thirrja ime është për çdo demokrate dhe demokrat të kryeqytetit, të ngrihet në lartësinë e idealeve të tij, sakrificave të pamerituara, vuajtjeve që i ka krijuar regjimi antishqiptar i Edi Ramës në këto 11 vite.

Të lërë çdo gjë dhe të prijë ditën e premte në betejën e fitores.

Sot ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në betejë se beteja është prova e moralit opozitar, e guximit opozitar, e opozitarizmit të vërtetë.

U bëj thirrje të rinjve, të rejave të jeni të parët në këtë betejë sepse në qoftë se Erion Veliaj, Tiranën që duhet të ishte foleja e familjeve tuaja të reja, duhet të ishte shtëpia më e bukur e ëndrrave tuaja, ia ka dorëzuar mafies.

Ndaj dhe ju nuk keni alternativë tjetër veçse largimin prej saj.

E premtja është dita për të treguar guximin tuaj, forcën tuaj, fitoren tuaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …