Gazetari i RAI3: Olsi Rama kishte kontakte me narko-trafikantët, por nuk u hetua

Gazetari italian, Sigfrido Ranucci deklaroi se dokumentet e tyre janë marrë nga aktet gjyqësore. Zëvendësdrejtuesi i RAI-t, tha se Engjëll Agaçi refuzoi intervistën, kurse për emailin e tij tha se ai vetëm sa shërbeu për të konfirmuar lajmin e tyre.

“Sepse ndërkohë ai email ishte në pritje të marrjes së informacioneve, ishte një konfirmim i informacioneve që kishim, pra ishin të vërteta. Pra është një operacion që kontribuonte për të vërtetën dhe ne donim intervistën sepse në bazë të atyre informacioneve që Agaçi na konfirmoi, ne mund të realizonim intervistën. Pra, faktet u treguan me konkretësinë e tyre dhe vërtetësinë dhe përputhen në emailin e përgjigjes të dhënë nga zoti Agaçi. Ne kemi zakonin që të vazhdojmë të hetojmë, të investigojmë për ato gjëra për të cilat trajtojmë. Ne do të vazhdojmë punën tonë, do i kthehemi edhe të dielën e ardhshme çështjes së emigrantëve. Zoti Agaçi tha në emailin e tij se nuk e kuptonte pse po e trajtonim këtë çështje që nuk është me interes. Fakti që një qeveri investon 1 miliard euro për trajtimin e emigrantëve në një vend tjetër me mënyra që janë kontradiktore dhe të qarta, që tregon se kjo është një çështje me interes të madh publik,’ tha fillimisht Ranucci.

“Ne nuk thamë që ka ndonjë gjë të keqe, ne thjesht donim të flisnim me Agaçin për disa dinamika të kësaj marrëveshje. Për Agaçin ne treguam dhe nënvizuam se kush është Agaçi, treguam edhe çështjen me shefin e Interpolit, gjeneralin Lisi, për çështjen e pronave që ishin në pronësi të një trafikanti dhe kaluan për llogari të gjeneralit. Të gjitha ato që kemi thënë janë nga dokumentacioni gjyqësor. Të gjitha janë fakte që kanë të bëjnë me korrupsionin, të dokumentuara. Edhe për vëllain e kryeministrit Rama, i cili nga aktet gjyqësore i lidhur me ato subjekte që thamë. Ne kemi bërë një punë shumë të qartë të bazuar në dokumente që kemi parë,’ theksoi ai.

Gazetari më pas u ndal sërish te emri i Olsi Ramës.

‘”Disa dokumente për këto fakte i kemi publikuar, i kemi rrëfyer se emri i vëllait të kryeministrit nuk është hetuar. Por nënvizuam faktin se nga këto dokumente dilte se kishte rezultuar të kishte kontakte me narkotrafikantët dhe që përdorej e njëjta makinë, makina e tij. Gjithashtu që ka pasur kontakte me këto subjekte. Kemi thënë këtë gjë. E kemi thënë të njëjtën gjë edhe për ministrat e brendshëm të mëparshëm. Pra, ne i bëjmë dokumentet tona bazuar mbi dokumentet gjyqësore” deklaroi drejtuesi i RAI-t per Syri tv.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …