Dokumentari i RAI3/ Krasta: Gjithçka thamë këto 12 vjet opozitarizëm, sot është konfirmuar!

Nga Adi KRASTA

Ajo çfarë mësoi publiku italian dhe një pjesë e publikut shqiptar nga programi investigativ i Rai 3, “Hotspot Albania” është as më pak e as më shumë gjithçka që ne dhe ata pak gazetarë opozitarë në këtë vend kanë thënë e analizuar e faktuar ditë pas ditë e vit pas viti këto 12 vjet, për mënyrën se si është qeverisur ky vend nga ky grupim i dyshimtë politik që ka vendosur të qëndrojë ende, jo prej fuqisë, jo prej demokracisë, jo prej drejtësisë-por sepse janë të dënuar të largohen të vetëshembur nga e keqja e zullumi i tyre.

Nuk është e drejtë për këtë vend, por ama është krejt i merituar ky lloj shpagimi për ta.

Po çfarë thamë ne qysh në krye e për çka u sulmuam, u bëmë ‘cancel’ (u fshimë), u penguam, u shantazhuam, u kërcënuam, u pushuam nga punët, u bëmë ushqim për hijet anonime në bodrumet e godinave publike me tituj, shkrime të porositur e fushata të organizuara në emër të linçimit politik.

  1. Ne thamë se nëse një televizion kritik mbyllet arbitrarisht e sulmohet me procese artificiale politike si rasti i ‘Agon Channel’, precedenti është tejet i rrezikshëm për demokracinë dhe humbja e një gjyqi ndërkombëtar me shuma marramendëse është e sigurte. Çfarë ndodhi: Sot nga xhepat e shqiptarëve, jo të Edi Ramës, as të Velisë e as të mediave që i mbështesin nuk dalin ato lek. Janë 130 milionë euro të shqiptareve të humbura.
  2. Çfarë u thamë ne ambasadorëve të momentit e atyre ndërkombëtarëve që janë zgjuar sot: u thamë se ky shtet nuk ka asfare ndërmend dekriminalizimin, përkundrazi, po zgjedh me cilët kriminelë do ndajë shtratin. Se precedentët antidemokratikë po përkeqësohen e se Evropa është larg. Nuk na dëgjuan.
  3. Çfarë thamë në këto 12 vjet. Thamë që po kanabizohet vendi me një projekt të paramenduar. Sot pas një Ministri të Brendshëm të dënuar për lidhje me trafikantë, në çdo artikulim ndërkombëtar mediatik e politik, nën zë e nën zë – ky shtet konsiderohet Narkoshtet.
  4. Thamë se me lekët e aktiviteteve kriminale po lobohet, po blihet media, partitë, individë, eminenca ndërkombetare-parlamentare, po blihet vota . Sot kemi në burg një agjent të FBI-së si dëshmia me përfaqësuese e një politikëbërje mafioze.
  5. Thamë se po ju mbyt propaganda e se në shërbim të saj janë ushtri të tëra të paguara nga aktivitete korruptive të paprecedentë si inceneratorët e PPP-të.
  6. Thamë se ka një projekt të sigurtë për zhbërjen e opozitës.
  7. Thamë se reforma në drejtësi ka dështuar dhe askush nuk e mohon dot sot këtë..
  8. Thamë se nuk ka dëshmi më të qartë për mënyrën se si ka qeverisur ky kryeministër e ky kryetar bashkie sesa dy fakte te pamohueshme. -1 milionë shqiptarë të larguar nga vendi si nga një tokë lufte dhe kullat e ngritura në kryeqytet.

Keto thamë e më shumë se kaq këto 12 vjet e sot gjithçka është konfirmuar.

About Redaksia

Check Also

Politikat Rama anti-bujqësi si bilanc lufte!

Nga Dorjan TELITI Politikat Rama anti-bujqësi si bilanc “lufte”, humbet blegtori vendas, fitojnë vetëm miqtë …