Batuta e Metës: Luli gënjen edhe kur fle

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Fieri dha një deklaratë për mediat.

Meta u shpreh se Monika Kryemadhi vazhdon që të jetë deputete e Partisë së Lirisë. Ai shtoi se PL do të jetë parti kryesore në Fier. Më tej, Meta shigjetoi Lulzim Bashën, duke thënë se i shërben regjimit të Ramës, teksa e ironizoi se “ai gënjen edhe kur fle”.

Ilir Meta: Monika Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni.

E di që Lulzim Basha më ka akuzuar për djegien e mandateve, por nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur nga të gjithë, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen.

About Redaksia

Check Also

SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës, ja për çfarë dyshohet

SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke …