Gazetari gjen armiqtë e brendshëm në PS që po sulmojnë Ramën

Gazetari Sokol Balla, i cili njihet si një gazetar pranë kryeministrit Rama, duke thënë se nga oborri i madh i mazhorancës po bëhen sponsorizime nga e majta pikërisht për të goditur kryeministrin dhe për ta larguar vëmendjen nga afera 5D dhe korrupsioni që ka mbërthyer Bashkinë e Tiranës, zyrtarët e të cilës janë vendosur prapa hekurave.

“Në një aksion të orkestruar në zyrat e doktorit dhe në një zyrë tjetër jashtë ballkonit por brenda oborrit të madh të mazhorancës depuetë të PD, gazetari italian, ndoshta dhe sponsorizime të brendshme nga e majta goditën kryeministrin në një nga momentet më delikate të përballjes së drejtësisë me korrupsionin e vjetër por dhe atë të ri.

Akuzat e këtij dokumentari ishin të vjetra atyre u dha jetë Gazment Bardhi dhe këtu nis anomalia. Anomali që vazhdon me spostimin e vëmendjes nga epiqendra e drejtësisë së re e cila në fakt nuk është Olsi Rama.

Prej ditësh opozita proteston në dyert e Bashkisë së Tiranës pasi SPAK i dha një goditje të dytë amdinistratës lokale të kryeqytetit”, ka thënë Balla.

About Krye Redaktor

Check Also

SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës, ja për çfarë dyshohet

SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke …