Deputeti i PD: Cërriku nuk shuhet! Këshilltarët zgjodhën qytetarët, jo urdhrat partiakë

Deputeti i PD, Blendi Himçi, ka vlerësuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Cërrikut për mosshkrirjen e bashkisë, duke e cilësuar si një qëndrim në mbrojtje të decentralizimit dhe ofrimit të shërbimeve pranë qytetarëve.

Himçi theksoi se këshilltarët vendorë duhet të përfaqësojnë interesin e qytetarëve dhe jo urdhrat partiakë.

Reagimi 

Sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, fjala ime ishte e qartë: këshilltarët nuk janë ushtarë të urdhrave partiakë, por zëri i qytetarëve të Cërrikut.
Vendimi për mos shkrirjen e Bashkisë Cërrik është një akt dinjiteti, një mbrojtje e së drejtës që qytetarit t’i ofrohen shërbime sa më pranë vendbanimeve.

Parimi i decentralizimit është themeli i demokracisë moderne ku shërbimet duhet të jenë pranë qytetarit, dhe jo të mbyllen në korridoret e pushtetit qendror.
Parimi i demokracisë lokale është garancia që ju, qytetarët, merrni vendimet për të ardhmen tuaj dhe jo burokracia e Tiranës.

Cërriku nuk është thjesht një bashki por është një komunitet, një identitet, një zë që nuk mund të shuhet.

About Redaksia

Check Also

Ramës, ose kontrollojani “mallin”, ose çojeni për ta vizituar!

Nga Bujar Leskaj Kryetari i sektit Rama që për fat të keq është dhe kryeministri …