Emigrantja: Shqiptarët morën situatën në dorë! “Revolucioni i Flamingove” rast magjik!

Në solidaritet me protestuesit në ditën e 83-të të protëstës, aktivistët emigrantë të mbërritur nga Italia në Vlorë përmes flotilës ‘Sumud’ kanë mbajtur edhe konferencën e parë në qytetin bregdetar.

Të mbledhur në Vlorë, ata kanë treguar peripecitë e tyre në emigrim, por që tanimë kërkojnë t’i japin tjetër frymë vendlindjes së tyre, duke mbështetur Revolucionin e Flamingove, duke u sensibilizuar me ta.

Një prej të pranishmeve ka treguar udhëtimin e të atit, teksa udhëtoi drejt Brindisit më 1991.

‘Trashëgimia jonë është të kujtojmë për natyrën tonë, për një të ardhme më të mirë.’, u shpreh një prej organizatorëve të flotilës Sumud.

Një tjetër aktiviste e cilësoi revolucionin e flamingove, një rast magjik, në një kohë kur vendi vijon periudhën e tranzicionit.

‘Kjo është ditë e rëndësishme, është 35 vjetori i anijes Vlora që hapi rrugën mediatike të mërgimit shqiptar dhe të një lloji denoncimi ndaj një tranzicioni që s’mbaroi kurrë, dhe që vijon akoma. Pas 35 vitesh, shqiptarët morën situatën në dorë dhe shpërtheu revolucioni i flamingos. Po e dëgjon e dëshmon gjithë bota, edhe pas cesnsurës mediatike të lidhura me pushtetin dhe oligarkët. Është rast magjik, hyjnor që shqiptarët kanë luftuar në 35 vite’, u shpreh ajo.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 83-të/ Duan të na presin shpresën, por nuk na ndal askush! Qeveri teknike në radhë të parë!

Në protestën e 83-të kundër qeverisë Rama, aktivisti nga Milano akuzoi qeverinë për përkeqësimin e …