Gazetari: Rama ka hallin e Olsit, janë 60 orë përgjime për laboratorin e kokainës në Xibrakë

Gazetari Basir Çollaku deklaroi se Engjëll Agaçi ka qenë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave kur ka hyrë garant që gjenerali Lisi, i Guardia Di Finanza, të merrte si dhuratë ato 30 mijë m2 tokë në bregdet.

Çollaku tha se nga reportazhi i ‘Rai3’ Edi Rama ka hallin e Olsi Ramës, i cili rezulton i përfshirë në trafikun e drogës. Gazetari u shpreh se Edi Rama po përpiqet të bëjë diversion për të tërhequr vëmendjen nga vëllai i tij, duke u marrë me Engjëll Agaçin.

“Ka përgjime, janë mbi 60 orë, për çështjen e Xibrakës, ku është një zë aty që Edi Rama nuk mund të thotë se nuk e njoh. Le të marrin dhe të krahasojnë zërin që është në përgjime me atë të Olsi Ramës”, tha Çollaku.

Ai tha se çelësi i enigmës është vëllai i Kryeministrit.

“Rama nuk ka asnjë homolog në Botë që të ketë të vëllain në trafik droge. Te episodi i Agaçit nuk është problem që ka mbrojtur mafiozë kur ishte avokat, por çështja është se këta persona janë ekstraduar në Shqipëri, janë liruar, Agaçi ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ia dimë ndikimin në reformën në drejtësi”, tha Çollaku.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …