Denisa Kele: Teknologjia duhet të fuqizojë qytetarin, jo pushtetin! PD me vizion konkret për blockchain-in si themel

FJALA E DREJTUESES SË DEP. TË AI NË PD, DENISA KELE,  NË TAKIMIN ME TEMË: ‘E ARDHMJA DIGJITALE E SHQIPËRISË- MUNDËSITË E TEKNOLOGJISË BLOCKCHAIN’

Të nderuar të pranishëm! I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, të nderuar ekspertë dhe miq. Ju jam mirënjohëse që keni zgjedhur të na bashkoheni sot në eventin që Departamenti i Inteligjencës Artificiale dhe Inovacionit ka krijuar për të folur për një ndër teknologjitë që në pamje të parë mund të duket shumë teknike dhe sa herë që e dëgjojmë emrin blockchain technology apo teknologjia blockchain, na duket shumë e largët nga përditësimi që ne jetojmë. Por që në fakt unë mendoj se lidhet direkt me një ndër çështjet më të rëndësishme të asaj për të cilën neve jemi duke luftuar sot për një shtet modern.

Dhe dy ndër karakteristikat e një shteti modern që unë mendoj se teknologjia blockchain e ndërlidh shumë mirë këtë qasje është besimi dhe transparenca. Ne kemi parë se si teknologjia po ndryshon mënyrën se si sot po funksionojnë ekonomitë, si po funksionojnë bizneset, si po funksionojnë institucionet. Kemi parë që inteligjenca artificiale, por edhe blockchain-i dhe sisteme të tjera të decentralizuara nuk janë më koncepte që në fund të ditës i përkasin vetëm ekspertëve apo specialistëve të ndryshëm, por ndërkohë që janë duke u bërë në përditësim pjesë e një infrastrukture e botës dhe e një qeverisjeje moderne.

Unë për të gjithë ju do të doja që blockchain-in ta shpjegoja me fjalë shumë të thjeshta, duke qenë se është një teknologji që ndoshta nga një pjesë e madhe, edhe pse në Shqipëri nuk ka ardhur dhe nuk është prekur, është e padëgjuar për veshin. Dhe do të doja që ta shpjegoja shumë thjesht. Është një teknologji që mundëson regjistrimin dhe verifikimin e informacionit në një mënyrë të gjurmueshme dhe shumë të vështirë për t’u manipuluar.

Ajo nga e cila ne vuajmë sot në Shqipëri. Mendoni për prokurimet publike, mendoni për kontratat, për regjistrat, për pronësinë, për diplomat, për certifikatat apo procese të tjera ku duhet të dimë jo vetëm cili është informacioni që këto procese kanë, por ndërkohë duhet të dimë edhe kush ka ndërhyrë në këtë informacion. Dhe ajo që është më e rëndësishme, jo kush ka ndërhyrë vetëm, por kush janë personat që e kanë ndryshuar këtë informacion. Dhe kjo është diçka që ne e gjejmë rendom sot në institucionet shqiptare, që informacioni ndryshon, manipulohet dhe në fund ne nuk kuptojmë kush kanë qenë personat që e kanë manipuluar këtë. Pra nuk gjejmë gjurmë të manipulimit të këtij informacioni.

Dhe këtu mua më lind një pyetje. Pyetja është që prej vitesh qeveria e Partisë Socialiste flet për dixhitalizim. Por teknologjia në fakt sot ka një ndër mundësitë e saj më të mëdha të këtij shekulli të rrisë gjurmueshmërinë dhe transparencën e proceseve publike. Dhe ajo që mua më habit në një farë forme është që përse ne nuk kemi parë një debat televiziv serioz mbi përdorimin e këtyre teknologjive pikërisht aty ku qarkullojnë sot paratë dhe vendimmarrja politike. Dhe përgjigja vjen shumë thjeshtë: sepse nuk e duan këtë teknologji.

Unë nuk dua të pretendoj se teknologjia blockchain do të jetë ajo që do të jetë një lloj zgjidhje magjike kundër korrupsionit, sepse nuk është. Por atë që unë sot e them me këmbënguljen time më të madhe është që teknologjia mund të ndërtojë sisteme ku ky manipulim të cilin neve po e hasim sot bëhet më i vështirë dhe përgjegjësia bëhet më e gjurmueshme.

Dhe këtu qëndron dallimi midis dixhitalizimit si propagandë, si neve është duke na ushqyer sot, dhe dixhitalizimi si transparencë. Unë jam shumë e lumtur që Partia Demokratike në fakt ka një vizion për përdorimin e kësaj teknologjie dhe patjetër që ne do propozojmë një model tjetër të përdorimit të kësaj teknologjie. Ne duam që teknologjia të jetë pjesë konkrete e mënyrës se si ne do projektojmë shtetin e ardhshëm, se si ne do projektojmë shtetin modern. Nuk duam teknologjinë për atë për të cilën apo si është përdorur sot, vetëm si fasadë.

Por duam një teknologji që në fund i jep qytetarit më shumë siguri, i jep më pak burokraci, i jep më shumë mundësi për të kontrolluar institucionet, më shumë mundësi që të administrojë paratë dhe të drejtat e tij. Dhe si drejtuese e departamentit dua vetëm të ndalem vetëm në një aspekt profesional. Kam dëgjuar dhe në fakt ka qenë një ndër fjalimet më të bukura të doktor Berishës kur ka folur edhe për kriptovalutat edhe për Bitcoin-in, i cili është pjesë e teknologjisë blockchain. Bitcoini është një ndër aplikimet më të njohura të teknologjisë blockchain. Por në thelb kur flasim për teknologjinë blockchain ne flasim për një arkitekturë të shpërndarjes së të dhënave ku regjistrimet që bëhen në këtë arkitekturë mund të regjistrohen, mund të verifikohen dhe nuk mund të manipulohen.

Dhe unë mendoj që kjo është magjia më e madhe që sot ka teknologjia blockchain. Pikërisht unë mendoj që vizioni që ne kemi si departament përsa i përket pjesës së teknologjisë është që me përdorimin e inteligjencës artificiale e cila mund të na ndihmojë që ne ta analizojmë, të parashikojmë, të automatizojmë, blockchain mund të kontribuojë në integritet, në verifikim, në gjurmueshmërinë e informacionit. Këto janë dy teknologji të ndryshme por që së bashku me njëra-tjetrën, duke u ndërlidhur me njëra-tjetrën si teknologji, ato mund të jenë pjesë e një infrastrukture shumë moderne të shtetit shqiptar.

Dhe propozimi i Partisë Demokratike duhet të jetë e përgatitur për këtë transformim dhe jo vetëm politikisht por edhe profesionalisht. Dhe për këtë duhen ekspertët. Ne kemi profesionistë shumë të mirë dhe duam t’ia afrojmë ata gjithmonë e më shumë pranë politikbërjes, pranë departamentit tonë, pranë Partisë Demokratike. Një prej tyre unë e kam edhe sot këtu dhe jam shumë e lumtur që është këtu me ne sot për të ndarë ekspertizën e tij, që do na ndihmojë që t’i shkojmë përtej teorisë kësaj pjese drejt mënyrës se si blockchain mund të përdoret konkretisht. Ajo që besoj unë është një parim shumë i thjeshtë që teknologjia nuk duhet të na bëjë ne si pushtet më të fortë përballë qytetarit. Pra teknologjia duhet të jetë ajo që në fund të ditës e bën qytetarin. Dhe kjo nuk është ajo që po ndodh në Shqipëri, për fat të keq me dixhitalizimin dhe ambicia jonë është shumë e qartë. Partia Demokratike nuk do flasë vetëm për transformim digjital, por ndërkohë do ketë njerëzit, ekspertizën edhe vizionin për ta projektuar atë.

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë ate me 400 milione euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …