Revolta qytetare/ 128 ditë protestë: Rama jepe dorëheqjen!

Qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë, ditën e 128-të për të kërkuar ‘dorëheqjen e Ramës’.

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku kanë nisur fjalimet e protestuesve të cilët denoncojnë keqqeverisjen dhe korrupsionin e qeverisë Rama.

Po gjatë ditës së sotme është mbajtur protestë nga qytetarët para Kuvendit ndërkohë që në ambientet brenda tij po zhvillohej seanca plenare.

Kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të reja si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.

About Redaksia

Check Also

Denisa Kele: Teknologjia duhet të fuqizojë qytetarin, jo pushtetin! PD me vizion konkret për blockchain-in si themel

FJALA E DREJTUESES SË DEP. TË AI NË PD, DENISA KELE,  NË TAKIMIN ME TEMË: …