Banorët e Tiranës s’kanë vende për çlodhje, rekreacion e aktivitet sportive! Të premten bashkohemi në shesh

DEKALRATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:

Erjon Veliaj thotë se, ai bashkë me drejtorët e tij hajdutë, vetëm 1 përqind të punëve i ka bërë keq.

Kjo është një gënjeshtër, si ajo e 1 milionë pemëve, si ajo e kinemasë në Baldushk e si qindra mashtrime të tjera.

Çdo ditë dalin raporte, kombëtare apo ndërkombëtare, që përgënjeshtrojnë Lali Rrencin dhe që flasin për të vërtetën e Tiranës që ai tenton ta mbulojë me propagandë dhe regji.

Sondazhi i fundit i revistës ekonomike ‘Monitor’, tregon se ndërtimi pa kriter dhe planifikim është faktori kryesor që dëmton cilësinë e jetesës në Tiranë.

Qytetarët e Tiranës të anketuar nga revista thonë se faktori i dytë me më shumë ndikim negativ në cilësinë e jetesës në kryeqytet është ndotja atmosferike dhe akustike.

Arsyeja e tretë pse qytetarët e Tiranës janë të pakënaqur, është mungesa e parqeve dhe hapësirave të përbashkëta.

Trafiku i rënduar dhe mungesa e parkimeve, janë një plagë tjetër urbane që rrit stresin dhe dëshpërimin në qytet.

Këta janë ato që mendojnë qytetarët, dhe jo çka propagandon Erion Veliaj. Me të në krye të bashkisë këto shqetësime të përditshme nuk kanë qenë prioritet. Përparësia e tij dhe drejtorëve hajdutë janë kullat, kullat, kullat.

Ndërtimi i kullave është bërë në dëm të hapësirave ekzistuese, madje nevoja për rrugë, hapësira të përbashkëta, parqe, lulishte, etj, nuk është përmbushur as në zonat e reja të banimit, që janë zhvilluar nga fillimi.

Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në periudhën 2022-2023, në Tiranë janë dhënë leje të reja në më shumë se 3.2 milionë metra katrorë.

Betonizimi ka tkurrur hapësirat e lira dhe korridoret e qarkullimit të ajrit.

Të nderuar qytetarë:

familjet tona po preken çdo ditë e më shumë nga sëmundjet që lidhen me mushkëritë, alergjitë por edhe ato të shëndetit mendor.

Shumica e banorëve të Tiranës s’kanë vende për çlodhje, rekreacion apo aktivitet sportiv.

Ndotja e ajrit është disa herë më e lartë se niveli mesatar i BE, dhe sipër limiteve të konsideruara të dëmshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Këto janë 99 përqind e punëve të tjera të Erjon Veliajt.

Ai ka dështuar, është përfshirë në korrupsion dhe ka shkelur besimin e qytetarëve. Duke ndjekur interesat personale dhe lakminë për pushtet e para, ka përkeqësuar cilësinë e jetës në qytet dhe ka braktisur njerëzit.

Duhet të largohet.

Të premten, bashkohemi në shesh, kërkojmë largimin e tij dhe çlirimin e qytetit.

Eja edhe ti!

Tirana është e të gjithëve dhe çdo vjedhje na dëmton të gjithëve njëlloj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …