“Xavi qëndron”, kthesë e papritur!

Në futboll asgjë nuk është e sigurt, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ikonë si Xavi. Prej shumë kohësh flitej për një divorc në fund të sezonit, një vendim i bërë publik nga vetë trajneri, por situata ka ndryshuar totalisht pas takimit të fundit që trajneri zhvilloi me stafin drejtues të Barcelonës, presidentin Laporta dhe Deco-n, drejtorin sportiv.

Pas disa negociatave, në fund doli “tym i bardhë”: Xavi do të qëndrojë në krye të Barcelonës edhe për sezonin tjetër, duke respektuar në këtë mënyrë kontratën që e mban të lidhur deri më 30 qershor 2025. Nuk ka ende një vendim zyrtar, nga ana e klubit, por të gjithë mediat nuk kanë asnjë dyshim mbi këtë. Tre të dhëna përbëjnë një fakt, tre nga katër mediat kryesore në Spanjë, u hapën këtë të enjte me të njëjtin titull:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Xavi qëndron”, shkruajnë Mundo, Sport dhe AS. Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe projektin e ri të klubit, gjithçka nis nga talentet e klubit, lojtarë si Yamal, Cubarsi, Pedri, Gavi dhe Mika Faye, 5 lojtarë të paprekshëm.

Yamal Psg Barcelona

Së fundmi, sipas mediave në Francë, PSG i ka ofruar Barcelonës 200 mln euro për Yamal, ofertë e cila është refuzuar në mënyrë kategorike nga Laporta. Ylli spanjoll ka një kontratë deri në 2026, por pasi të mbush 18-vjeç palët kanë një akord për një rinovim deri në 2030, ndërsa klauzola e tij e largimit është 1 miliardë euro.

About Redaksia

Check Also

“Italia nuk e kalon grupin, Anglia deri në gjysmëfinale”!

Kur kanë mbetur edhe dy ditë drejt fillimit të kampionatit evropian, analisti i njohur anglez …