Berisha: Të gjithë nesër në orën 11:00 tek bashkia! Beteja jonë është shpresa e shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të dalin të gjithë nesër në orën 11:00 tek bashkia. Berisha tha se, siç fituam betejën në parlament, ashtu do ta fitojmë edhe betejën e Bashkisë së Tiranës.

“Të gjitha këto. Erion Veliaj që ju vjedh. Policia e Ballës që merret me të vjedhurin. Skapi i partisë që amniston Veliajn dhe nuk guxon të mos ja përmendur një herë emrin.

Janë të gjitha konfirmime se misioni ynë është i shenjtë. Se beteja jonë është shpresa e vetme e shqiptarëve, se beteja jonë është betejë për çlirimin e Shqipërisë.

Ndaj të premten në ora 11:00. Para Bashkisë.

Qytetare dhe qytetar të Tiranës.

Koha ka ardhur që ti përgjigjeni kësaj thirrje nga shpirti dhe zemra secili nga ju.

“Të dashur demokratë. Të dashur shqiptarë.

Të gjitha këto. Erion Veliaj që ju vjedh. Policia e Ballës që merret me të vjedhurin. Skapi i partisë që amniston Veliajn dhe nuk guxon të mos ja përmendur një herë emrin.

Janë të gjitha konfirmime se misioni ynë është i shenjtë. Se beteja jonë është shpresa e vetme e shqiptarëve, se beteja jonë është betejë për çlirimin e Shqipërisë.

Ndaj të premten në ora 11:00. Para Bashkisë.

Qytetare dhe qytetar të Tiranës.

Koha ka ardhur që ti përgjigjeni kësaj thirrje nga shpirti dhe zemra secili nga ju.

Kjo nuk është për Sali Berishën.

Kjo nuk është për Partinë Demokratike.

Kjo nuk është për opozitën.

Kjo betejë është për parat e vjedhura tuajat 100%.

Kjo betejë është dinjitetin tuaj.

Kjo betejë është kundra grabitjes suaj.

Kjo betejë është kundra shpopullimit.

Kjo betejë është për zgjedhje të lira.

Kjo betejë është për demokracinë.

Kjo betejë është mision epokal për shpëtimin e Shqipërisë.

Ftoj opozitarët, ftoj çdo qytetar, çdo aktivisht, çdo intelektual që e ndjen se ndaj tij, ndaj komunitetit dhe ndaj kombit po bëhen padrejtësi të mëdha, të bashkohen me ne nesër në ora 11:00 për ti dhënë përgjigjen që meriton kryehajdutit të kryeqytetit të Shqipërisë.

Garantoj ata dhe mbarë opozitarën.

Se siç fituam betejën në parlament, ashtu do ta fitojmë edhe betejën e Bashkisë së Tiranës.

Sepse nuk tërhiqemi. Nuk trembemi. Nuk kompleksohemi.

Këtë të premte. Më të bashkuar. Më të fortë. Më të guximshëm. Më të vendosur.

Dhëmbë për dhëmbë! Rreth bashkisë, pas bashkisë, pas Erion Velisë, rradhën e ka Rama.

Erion Veliaj, populli të ka rrethuar, dorëzohu se përndryshe do të shohësh mjerim.

Shqipërinë do ta shpëtojmë, bashkinë hajdutëve nuk ua lëmë.

Rrofshi ju.

Rroftë Partia Demokratike, e cila si 33 vite më parë, është gjithmonë e para që

lufton për shpëtimin e Shqipërisë.

Rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …