Për ata opozitarë që kanë operuar gojën dhe kanë ndrydhur këmbën!

Nga Iva V.GRILLO

Nesër në orën 11:00, qytetarë të Tiranës që nuk bien dakord me mënyrën si vidhen, nëpërkëmben, tallen dhe intimidohen do të jenë para Bashkisë Tiranë, për të treguar kundërshtinë e tyre me modelin më kleptoman dhe pervers që drejton Tiranën në këto vite.

Unë nuk do të jem dot aty, por miq, familjarë, të njohur e të panjohur të cilëve ua vlerësoj integritetin, do të jenë nesër në shesh.

Ata nuk janë anëtarë të asnjë partie…ashtu siç nuk jam as unë (e që nuk besoj se do të jem ndonjëherë), por mendojnë se vendlindja, qyteti dhe kujtimi i të parëve të tyre nuk e meriton të përdhoset nga një tufë bashikozukësh pa din e pa iman.

Banda e hajdutëve që ka uzurpuar Bashkinë dhe jetën e Tiranës nuk jane problem ekskluziv i qytetarëve opozitarë.

Janë halli i të gjithëve.

Prandaj ata opozitare që proklamojnë se mafien e Bashkisë e qeverisë do ta mundin me “rrugë institucionale”, me “referendume” e me “tryeza pune”, bëjnë mirë të kujtohen edhe njëherë me kë kanë të bëjnë.

Në qoftë se e kanë harruar, le të shohin edhe një herë dokumentarin e RAI 3 “Hotspot Albanese”.

Ndërsa opozitarëve të rinj, të cilëve nuk u dëgjohet zëri i gojës për ti kërkuar llogari drejtësisë se përse vazhdon të rrijë në detyrë akoma një delinquent si Veliaj…që “kanë operuar gojën” për të kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme apo që kanë “ndrydhur a thyer” këmbët për të dalë në proteste, nuk rrimë dot pa u thënë se ora e tyre po ikën akoma sa pa ardhur: prandaj nëse keni ndonjë gjë për ti thënë apo dëshmuar publikut, bëjeni atëherë kur duhet!

Tirana ka nevojë për kontributin qytetar të kujdo, pavarësisht nga bindjet.

Dhe një thirrje për socialistët e ndershëm:

I keni lënë në kurriz Tiranës dhe Shqipërisë një barrë të pamerituar, një kosto marramëndase dhe një shembull imoral në këtë dekadën e fundit, me mafien që keni lejuar të nxirrni si përfaqësues të familjes suaj politike.

A ua ka borxh Shqipëria një borxh të tillë?!

Dilni nesër dhe hiqjani këtë turp Tiranës!

Veliaj para Drejtësisë!!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …