“Koncesionet”/ Zhupa: Mazhoranca ka si qëllim të bllokojë punën e komisionit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Kooncesionet në Shëndetësi, u shpreh se halli i vetëm i mazhorancës është që bllokojë punën e komisionit dhe që mos të marrin kërkesat për informacion.

“S’mund të bësh plan hetimi pa pasur prova paraprake. Një është plani paraprak i hetimit që prezantohet nga kryetarja, momenti tjetër është plani final i paraqitur nga ekspertët. Ka një moment tjetër procedural që është mbledhja e informacionit. Duhet të çojmë kërkesat për informacion dhe më pas të kemi një plan hetimor. Nuk thotë ligji që nga plani paraprak, kalohet te plani i hetimit dhe më pas te informacionet. Kemi një muaj këtu dhe halli është si mos të marrim informacion. Si të fshihem klientët tuaj. Nuk jemi votuar që të kalojmë kohën, jemi këtu për të kërkuar informacion, për të bërë plan hetimi”, tha deputetja.

Më tej Zhupa tha se deputetja socialiste Milva Ekonomi duket se nuk do marrë pjesë më në mbledhje pasi ka munguar dy herë. Zhupa tha se shkaku janë akuzat që opozita ka bërë ndaj saj se është në konflikt interesi, dhe shtoi se e pret në seancat e Komisionit si dëshmitare.

“Hera e dyte që deputetja Milva Ekonomi mungon në komision dhe mesa duket as do vijë më, por unë e mirëpres si dëshmitare”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …