Socialistët uzurpojnë Komisionin Hetimor, në mbledhje pa opozitën! Reagon Vokshi

Komisioni hetimor parlamentar i Shëndetësisë është rimbledhur këtë pasdite vetëm me anëtarët e PS, pasi opozita nuk ishte prezentë. Mbledhja e anëtarëve të PS erdhi pasi ata braktisën punimet e komisionit, duke u larguar, e rikthyer në sallë pasi kishin ikur deputetët e opozitës.

Reagimi i plotë i Albana Vokshit

Vijimi i mbledhjes së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi është një veprim i paligjshëm! Ky është një uzurpim i dhunshëm dhe një shkelje arrogante e ligjit për Komisionet Hetimore e padëgjuar në 33 vite të Kuvendit të Shqipërisë!

Kryetarja e Komisionit, znj. Albana Vokshi, në zbatim të Rregullores së Kuvendit e mbylli mbledhjen, e detyruar pas bojkotit te hapur dhe publik të deputetëve të PS me skenarin e tyre të paramenduar për të bllokuar me çdo kusht miratimin e kërkesave për informacion pra bllokimin e hetimit të aferës së Koncesioneve të Sterilizimit dhe Check-up.

Mbledhja e vazhduar nga PS, pas mbylljes së saj nga Kryetarja e Komisionit, është e paligjshme, është një vetëgjyqësi politike mafioze dhe vendimet e saj janë të pavlefshme pra nul.

Edhe plani hetimor i njëanshëm i votuar nga kjo vetëgjyqësi politike është i paligjshëm dhe me zero vlere ligjore.

Akti i sotëm rikonfirmon mungesën e plotë të vullnetit të Edi Ramës për të lejuar hetimin nga parlamentit të dy prej akteve më të rënda korruptive të qeverisjes së tij si dhe mbrojtjes politike që ai dhe deputetët në mënyrë të verbër i japin korrupsionit dhe grabitjes shtetërore më të pashembullt të pluralizmit.

Opozita me konsekuencë dhe vendosmëri të palëkundur do të bëjë transparencë të plotë dhe deri në fund për këto afera korruptive, për të cilat as SPAK nuk ka guximin të thotë të vërtetën. Se 200 milionë euro aferë janë firmosur me dijeninë dhe vullnetin e Edi Ramës!

Çdo shkelje ligji do të denoncohet deri në një për të evidentuar para çdo shqiptari inkriminimin dhe aleancën kriminale rilindase Qeveri Kuvend në mbrojtjen e korrupsionit.

About Redaksia

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …