Beci shpërlen pengun për kontributin në grabitjen e Shkodrës, emëron njerëzit e tij në poste bashkiake

Bashkëqeverisja mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës vijon edhe në nivel lokal. Pasi bashkëpunuan për të dëmtuar Partinë Demokrarike me përçarje, bashkëpunuan me bandat kriminale për të garbitur bashkinë Shkodër, numëruan bashkë votat e vjedhura, shërbëtorët e Lulzim Bashës në Shkodër kanë filluar të shpërblehen nga Benet Beci.

Së fundi, Altin Shabaj, ish-Administratori Njësisë Administrative Postribë, anëtar i Kryesise së vulës së grabitur të Lul Bashës në Shkodër, fillon punë drejtor pastrimi tek Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Puneve Publike e Altin Salihit. Salihi ka punuar gjatë fushatës së 14-majit për Lulzim Bashë, fushata e grabitjes së bashkisë Shkodër për llogari të Edi Ramës.

Kështu, Benet Beci e ka firmos emërimin e tij drejtor pastrimi në bashkinë Shkodër.

Salihi është mbajtur në postin e drejtorit të përgjithshëm pikërisht si shpërblim për detyrën që ka kryer në tradhimin e demokratëve të Shkodrës.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i Ramës thotë se fajin për arrestimin e Veliajt e ka Berisha

Pjesë nga reagimi i gazetarit të Rames, Mero Procesi i hetimeve ndaj Erion Veliaj ka …