Berisha-Ramës: Si qenka personale që yt vëlla të kryesojë trafiqet e drogës? I ka për ty!

Kryetari i PD, Sali Berisha i është drejtuar kryeministrit Edi Rama në lidhje me mbrojten që ai i bëri të vëllait Olsit, pas akuzave të rënda të medias italiane se është i përfshirë në trafikun e drogës, duke thënë që kjo është një çështje personale.

“A ka vend në botë, pasi narkotrafikanti regjistrohet në çdo takim me trafikantët, në çdo udhëtim me trafikantët, në çdo mbledhje me trafikantët dhe policia, meqenëse ishte i vëllai i kryeministrit e regjistron në procesverbale si personi i paidentifikuar.

Kurse TIMS, që është kompjuter, e regjistron 18 herë si Olsi Droga, Olsi Droga, Olsi Droga.

Dhe tani, Edi Droga u thotë shqiptarëve, pasi shante me gjuhën e njeriut më ordiner, pasi shante si gojështhurur, nxjerr me dokumente dhe tregon se Olsi ishte personi i paidentifikuar, tani kur ia publikon media italiane, është çështje personale, thotë.

O i pafytyrë, a ke vëlla ti apo jo? Si qenka personale që yt vëlla të kryesojë trafiqet e drogës?

I ka për ty, i ka për familjen, i ka për klanin tuaj.

Kjo qenka, Shqipërinë po mbron ti? Cilën Shqipëri po mbron ti? Ti mbron veprat e zeza të vëllait tënd dhe të tuat. Ti mbron mafien që ndërtove. Ti mbron narkoshtetin që ndërtove në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …