Sulmet ndaj RAI3/ Berisha-Ramës: Ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin, o mafioz?

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te sulmi që i bëri Edi Rama medias italiane Rai3 pas publikimit të reportazhit i cili nxinte qeverinë socialiste dhe mbrojtjes së kryeministrit duke u shprehur se po goditej Shqipëria. Berisha iu drejtua Ramës, ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin o mafioz? Mafia nuk ka atdhe dhe moral.

“Të dashur miq, pafytyrësia, amoraliteti i këtij grupi banditësh ka kufi vetëm qiellin.

Prej katër ditësh, Edi Rama i damkosur në mënyrë përfundimtare nga mediat italiane, bën betejën e Don Kishotit.

Përpiqet dhe rreket të thotë se po mbroj Shqipërinë.

Ku ke Shqipëri ti o tradhtar?!

Ku ke atdhe ti o i paatdhe?!

Ku me moral ti o i pamoral?!

Si guxon ti dhe flet për Shqipërinë kur mbron mafiozin Engjëll Agaçi që blen me 30 hektarë, korrupton McGonigalin tjetër për të mashtruar shqiptarët, për të gënjyer shqiptarët, për të mbushur Shqipërinë me drogë që të pasurohesh ti dhe fara jote e poshtër.

Ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin o mafioz? Mafia nuk ka atdhe. Mafia nuk ka moral. Mafia nuk ka ligj!

Dhe ti po mbron Shqipërinë. Po mbron Olsi Ramën. Po ç’punë ka Olsi Rama me Shqipërinë, mafiozi trafikant i yt.

Ke një javë që sillesh nga Sokoli tek Meti, nga Meti tek Bolino për të mashtruar shqiptarët dhe derdh lot për të mbrojtur bandën tënde.

Për të mbrojtur krimet!

Këta poshtërojnë qytetarin, poshtërojnë shqiptarin.

A ka vend në botë që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të gjendet me dokumente se i ka dhuruar 30 hektarë tokë një të korruptuari që të mashtrojë shqiptarët dhe të mos japë dorëheqjen?

A ka vend në botë që ky akt nuk quhet mafioz dhe që Agaçi nuk shkon në burg përveç Shqipërisë?

Askund miqtë e mi, përveçse në Shqipëri.

Ndaj dhe ka vetëm një rrugë: zemërim, zemërim, zemërim!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …