Kalaja: Aksioni ynë nuk ka vlerë pa lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha!

Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar në protestën e sotme qytetare përpara Bashkisë së Tiranës skandalet permanente të qeverisë, teksa shprehet se SPAK po amniston kriminelët, duke e konsideruar atë më të rrezikshëm se vetë krimi.

Përpara qytetarëve, Kalaja tha se aksioni opozitar nuk ka vlerë pa lirimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet padrejtësisht në arrest shtëpie.

“Me dhimbje shoh sot sërish Policinë e Shtetit të kthyer në polici të pushtetit. Me dhimbje shoh sot që nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit tek shikon hekurat, zinxhirët e mbyllur të dyerve të Bashkisë së Tiranës. Këto nuk janë dyert e shtëpisë së Erion Veliajt, as mamit të tij që ka bërë dasmën. Kjo është shtëpia e bashkisë së qytetarëve të Tiranës që paguajnë për administrimin e taksave dhe mbarëvajtjen e Tiranës.

Ku është baza ligjore zoti Rrumbullaku dhe zoti Vocaj që ju në mes të ditës, në orarin zyrtar të punës pengoni këshilltarët të futen në godinën e Bashkisë dhe të ushtrojnë detyrën, jo të zgjedhur nga Erion Veliaj dhe Edi Rama?

SPAK-u duke amnistuar vrasësit, kriminelët, të korruptuarit është më i rrezikshëm se vetë krimi”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …