Balliu: Shefi i organizatës 5D është kryehajduti Erion Veliaj që është ende i lirë!

Gjatë protestës së mbajtur sot përpara Bashkisë së Tiranës ka folur edhe Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu. Ai iu kujtoi dhe njëherë qytetarëve që misioni i nisur nuk është politik por një mision për drejtësi të vërtetë.

“Nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D është Erion Veliaj. Dhe është një turp që sot ai është i lirë, ndërkohë që arrestohen të rinj dhe të reja që denoncojnë korrupsionin e kryehajdutit të Tiranës”, u shpreh Balliu.

Sot vazhdon një mision i nisur jo për çështje politike, por një mision i nisur për një drejtësi të vertëtë, sepse thelbi dhe problem i gjithë çështjeve në Shqipëri sot është mungesa e drejtësisë.

Shikoni pak që sot drejtësia refuzon që t’i hetojë këta hajdutë në këtë bashki si një organizatë kriminale.

Ndërkohë që këta ishin më të organizuar se Ndrangheta, më të organizuar se çdo mafia tjetër që ka qenë në Shqipëri, pse?!

Sepse në krye të tyre ishte dhe qëndron, ai që është kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj.

Nuk ka asnjë diskutim që shefi i organizatës 5D, është Erion Veliaj.

Dhe është një turp që sot ai është i lirë, ndërkohë që arrestohen të rinj dhe të reja që denoncojnë korrupsionin e kryehajdutit të Tiranës.

Të nderuar miq dhe efektivë policie, që sot ndodheni aty, pyeteni pak veten: A jeni në krahun e duhur të kësaj çështjeje?

A nuk jeni ju ata që u vodhët me uniforma 500 euro kapelja nga këta?

A nuk jeni ju ata që keni sot, rrogën më të ulët në rajon sepse lekët i fut në xhep, Erion Veliaj?”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …