Këlliçi thirrje policisë: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve, arrestoni Erion Veliajn!

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje policisë që të arrestojë Erion Velinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës ai kërkoi hetim për vjedhjet që ka bërë Kryebashkiaku i Tiranës,

“Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i policisë së shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja. Të nderura efektivë të policisë së shtetit, efektivë të policisë bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë më ju përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për ti shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës Erjon Veliaj.

Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pikata e pleqtë që sheshin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti për t’i shërbyer biznesit privat të drejtorit të policisë së Tiranë Ermal Kapllanaj. U bë e katërta javë që sjell këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e bashksië së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për fondet e bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e bashkisë Tiranë është e mbyllur është e lidhur me zinxhirë”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …