Kriminale dhe anti-kushtetuese mbajtja e Berishës në arrest!

Kryetari i degës PD Lezhë, Gjin Gjoni gjatë takimit me demokratët shprehu mirënjohjen për mbështetjen që demokratët i kanë dhënë kësaj partie.

Gjoni tha se ‘motoja jonë është o sot, o kurrë, dhe PD duhet të ngrihet duke mbrojtur interesin kombëtar dhe atë qytetar’.

“Duhet të lemë ndasitë, diferencat, për një kauzë më të madhe, atë të përballjes me regjimin. Ne duam një vend ku drejtësia të jetë e drejtë për të gjithë, një vend, ku nënat mos mendojnë të largojnë fëmijët në emigracion”, tha Gjoni.

Ai tha se ne jemi parti e vlerave, duhet të ringrihemi si Feniksi që ngrihet nga hiri.

“Është kriminale, anti-kushtetuese dhe anti-ligjore që lideri demokrat, Sali Berisha, të mbahet në arrest pa asnjë provë e fakt. Kjo duhet të jetë një nga kauzat tona në vazhdim”, tha Gjoni.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …