Noka: Protestat do vijojnë deri kur Erion Veliaj të japë llogari para drejtësisë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi pas mbylljes së protestës së sotme se, protestat do të vazhdojnë.

“Partia Demokratike është selia e njerëzve të lirë. Aty e kemi shtëpinë, është shtëpia e demokratëve, aty do të shkojmë.

Protesta do të vijojë gjer në momentin që kreu i organizatës kriminale 5D të japë llogari përpara drejtësisë. Protesta e qytetarëve të Tiranës nuk do njohë të ndalur.

I them Edi Ramës një shprehje që e ka përdorur vetë: akoma nuk ke parë gjë. Do të ketë edhe më shumë. Ndaj hiq duart nga drejtësia, liro drejtësinë në mënyrë që kreu i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj të shkojë përpara drejtësisë.

Nuk mund të qeveriset Tirana nga një bandë kriminale. Vetëm se Altin Dumani i mbyll sytë se është në shërbim të organizatës kriminale.

Qytetarët e Tiranës kërkojnë kokën e Erion Veliajt. Koka e Erion Veliajt duhet të shkojë përpara drejtësisë.

E gjitha kjo është për të dhënë një sinjal nga drejtësia që po luftohet korrupsioni dhe jo vetëm opozita”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …