Regjimi në panik nga protesta! Kamikazët e Ballës arrestojnë kreun e FRPD Rrogozhinë!

Pak para nisjes së protestës përpara Bashkisë së Tiranës, kreu i FRPD, Besart Xhaferri njoftoi se policia ka arrestuar kreun e FRPD në Rrogozhinë.

Xhaferri tha se qëllimi është që ai të mos lejohet të marrë pjesë në protestën e Tiranës.

Reagimi

Eljon Kaja, kreu i FRPD Rrogozhinë, është arrestuar nga Policia e Taulant Ballës këtë të premte me qëllimin e vetëm për të mos e lejuar atë dhe mbështetësit e tij të mos marrin pjesë në protestën kundër Erion Veliajt Kryehajdutit të Tiranës.

I bëj thirrje urgjente Taulant Ballës të lirojnë urgjentisht Eljon Kajën dhe të mos provokojë më demokratët dhe qytetarët shqiptarë që kanë zgjedhur të protestojnë.

T’i jepet fund këtyre arrestimeve të paligjshme menjëherë dhe të jeni të sigurt se do përballeni me pasojat ligjore të këtyre veprimeve antiligjore.

Këto akte tipike naziste nuk do na stepin pasi sot do jemi të gjithë në shesh në përballje me narkopolicinë dhe narkobashkinë simbol i korrupsionit perversitetit dhe surrogacisë!

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …