Manjani: Denoncimi publik i Bardhit është i kopsitur mirë dhe shumë i vështirë për të mos u konsideruar

Nga Ylli MANJANI

Gazmend Bardhi është deputet dhe jo kallëzues popullor. As kallëzues me pagesë.

Si deputet ai ka bërë një denoncim jo pa bazë dhe jo pa llogjikë, referuar disa fakteve që gjenden në dosje hetimore të Prokurorisë së Shtetit. Denoncimi publik i deputetit ka referenca të sakta numrash të dosjeve dhe fraksionet përkatëse. Ka referenca datash e ngjarjesh. Ka referenca hyrjesh e daljesh nga sistemi TIMs.

Denoncimi publik është i kopsitur mirë dhe shumë i vështirë për të mos u konsideruar.

Deputeti ka bërë detyrën publike duke denoncuar me referenca në dokumenta zyrtare dhe, nuk presupozohet të bëjë kallëzim për një çështje që zyrtarisht është e hapur.

Deputeti thjesht vë në dukje pse nuk plotësohet ajo dosje me fakte të tjera dhe të dërgohet për gjykim.

Një deputet e ka për detyrë kushtetuese të kërkojë hesap prokurorisë për këtë gjë.

Në këtë kuptim deputeti ska pse të jetë kallëzues, pra të bëhet me zor palë në një proces hetimor që është në ngarkim të dikujt tjetër. Duke u bërë palë me një kallëzim do të ndihmonte të sfumonte dosjen reale “Xibraka”.

Prokuroria ka barrën publike të na tregojë sa më shpejt, mundësisht me kërkesë oër gjykim dhe me persona nën akuzë, se ç’ka bërë me këtë dosje që ka denoncuar deputeti.

Këtë njoftim presim nga Prokuroria, jo kallëzimet e personave nën hetim apo të pandehurve të mundshëm në dosjen ende të hapur “Xibraka”.

Kallëzimi kundër Gaz Bardhit për të treguar që ky ska bërë kallëzim është tautologji pa bukë. Zë lajmet për vetëm gjysëm ore dhe kaq.

Pastaj, këta të marrin edhe të pandehur e të dënojnë për kallëzim të rremë edhe pa bërë kallëzim. Shihni rastin kundër deoutetit Ervin Salianji…

Pra qëllimi nuk ishte ndëshkimi i Gaz Bardhit, por sfumimi i çështjes “Xibraka” që bën muuuuuu.

Kur qelbesh në pushtet, sa më i gjatë të jesh aq më të vogla i bën lojrat.

Sa më gjatë të rrish i qelbur në pushtet aq më kalama bëhesh.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …