Sot protesta para bashkisë, revolta qytetare: Sulm kundër hajdutëve!

Sot në orën 11:00 mbahet protesta e radhës e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Qytetarët priten të grumbullohen të shumtë në numër para bashkisë së Tiranës ku edhe në protestat e tjera kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të bashkisë dhe marrjen e tij nën hetim pas skandaleve të njëpasnjëshme me drejtorët e këtij institucioni që janë pothuajse te gjithë nën masë arresti.

Skandali 5D ku vidheshin paratë publike nga drejtorët e bashkisë që shpërtheu pas denoncimit nga opozita por edhe skandale te tjera të Erjon Veliajt janë bërë shkas për këtë reagim qytetar.

Regjizori Edmond Budina në fjalën e mbajtur mbrëmë në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se, Rama-Veliaj nuk ikin vetë, prandaj t’i tërheqim zvarrë, është dita e sulmit kundër hajdutëve.

“Edhe mosbindja civile nuk është thjesht të dalim ne këtu, të kryejmë veprime konkrete. Të organizojmë revoltë, ku të gjithë tregëtarët të ulin qepenat, të bllokojmë rrugët me makina. Me fjalime këta nuk rrëzohen”, tha Budina.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …