Topalli: Regjimi nuk rrëzohet me votë, por me rebelim! Koha për protesta të fuqishme!

Anëtarja e Kryesisë së PD dhe e deleguar politike për Qarkun e Lezhës, Jozefina Topalli, gjatë takimit me demokratët tha se vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm për shkak të regjimit të Edi Ramës.

Topalli tha se nuk ka asnjë vend që ka skandale të tilla, që nisin nga narko-trafikantët e lidhur me ministra e Kryeministrin, e deri te ai që burri i ministres plagos me thikë vartësin e saj, sepse nuk ikte nga puna.

“Këta ulin pensionet, pagat, ndërkohë që rrisin taksat në çdo nivel. Këto kanë rritur varfërinë si asnjëherë më parë. Këta kanë bërë atë që nuk bëhet, kanë larguar nga Shqipëria mbi 1 mln shqiptarë”, tha Topalli.

Ajo u shpreh se sot kemi histori me vjedhje të dhënash si ai skandali i TIMS, ndërsa drejtori që bën vjedhjen është i lirë.

“Nëse një shoqëri nuk reagon ndaj padrejtësisë, çfarë do të ndodhë? Nëse ne nuk rebelohemi ndaj regjimit, i kemi bërë padrejtësi vetes tonë.

Ne kemi udhëheqësin e opozitës në arrest, sepse idhte denoncuesi më i fortë, sepse i përmende të gjithë me emër e mbiemër. Sali Berisha është në arrest pa prova dhe fakte, i paditur nga Taulant Balla dhe qeveria.

A ka ndodhur ndonjëherë që PD të vendosë deputetë apo ministra kriminalë, apo precedent penalë?

Po pse duhet të pres unë të ma thotë italiani që në procesin e vetting janë përdorur kriminelë?

A nuk ishte Edi Rama që ble McGonigal? A nuk ishte Rama që bleu general Lisin, që ishte dërguar të luftonte trafikun e drogës në Shqipëri?”, tha Topalli.

Lidhur me logon dhe vulën e PD-së, Topalli tha se nëse kjo gjë do i ndodhte Edi Ramës ai do të kishte shembur çdo gjë.

“A ka ardhur moment që të reagojmë me të gjithë forcën? Ky regjimi i ‘5D’ po shkërmoqet, dhe për të mbuluar këtë skandal hapin një tjetër te qeveria, dhe për të mbuluar atë te qeveria hapin një tjetër te ministrja.

Ne kemi parë videon e bandave kriminale të Shkodrës, por nuk kemi nxjerrë ato të Lezhës. Regjimet nuk rrëzohen me votë, por vetëm me rebelim, koha për protesta të fuqishme”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …