Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Edi Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë sot e pranishme në tubimin qytetar në mbështetje të lideri të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest politik që prej 30 dhjetorit 2023 me urdhër të Edi Ramës.

Politikania nga Kosova ka mbajtur dhe fjalën e saj në tubimin qytetar ku u është drejtuar qytetarëve me flajët, “të dashur shqiptar, ju që nuk duroni kur ju vijnë autokratë, e kur vijnë totalitarë, kurrë nuk e keni duruar…as tani nuk i duroni.

Pse? Sepse patët liderët që ditën me bërë ndryshime të mëdha. Ishte Sali Berisha, rrëzoi Enverin, rrëzoi sistemin totalitar, e bëri demokracinë, e futi Shqipërinë në NATO. Mirë që nuk e kemi vetëm një lider, i kemi dy. Kush është i dyti, Ilir Meta, i cili mbrojti Kosovën nga pozita e Presidentit të Republikës.

Çfarë bëntë Edi Ramë kur Sali Berisha dhe Ilir Meta mbronin Kosovën? Edi Rama Dontë të coptonte Kosovën.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …