Emri i Ramës në një dosje hetimore në Belgjikë, reagon Bardhi: Ja për çfarë akuzohet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar mbrënjen e sotme pasi emri i Kryeministrit Edi Rama del edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë” ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Bardhi shprehet se, emri i Ramës ka dalë në një dosje hetimore në Belgjikë dhe akuzohet se përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës.

“Një ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., nj nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbeshtetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shiptar Edi Rama”, shkruan media belge.

Postimi i Bardhit

Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …