Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta bashkë me simpantizantët e PL janë nisur drejt Rrugicës së Shpresës, aty ku zhvillohet protesta prej 117 ditësh për lirimin e kryetarit të PD, Sali Berisha nga arresti shtëpiak.
Meta theksoi se, Partia e Lirisë tashmë është riorganizuar, duke shtuar se beteja me mafien është për jetë a vdekje.
Teksa ka mbërritur poshtë shtëpisë së Sali Berishës, president i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka veshur bluzën ‘Lironi liderin e opozitës’, referuar Sali Berishës.
Ai ka thurur lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka bërë dhe shumë arritje të tjera për vendin.
Ndërkohë, Ramën e quajti thjesht si ‘Drama’.