Meta: Partia e Lirisë tek Rruga e Shpresës pas Konventës

Në një komunikim të shkurtër për gazearët jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillon prej disa orësh punimet Konventa e PL, Ilir Meta ka deklaruar se me përfundimin e eventit do t’i drejtohet banesës së Sali Berishës.

Meta u shpreh se në mbrëmje do të shkojë te “Rruga e Shpresës”, ashtu siç prej muajsh tanimë quhet nga ish-kryeministri Berisha dhe simpatizantët e tij rruga “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, ku ndodhet edhe apartamenti i Berishës.

I pyetur në lidhje me votën e Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe njëherazi bashkëshortes së tij, Meta tha se ajo ka gabuar rëndë duke bërë publike votën e saj.

“Tek Bulevardi i shpresës në mbrëmje. Ka rregulla në shtëpinë e tjetrit, do respektohen rregullat e tyre. Gabim i rëndë që Kryemadhi deklaroi votën për mua hapur, vota është e fshehtë”, tha Meta

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …