CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Noka në Kolonjë: Erioni juaj dhe Erioni i Tiranës nuk kanë ndryshim, të dy përfaqësojnë babëzinë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD,  Flamur Noka në fjalën e mbajtur në takimin me demokratët e Kolonjës, pasi iu përcolli demokratëve të Kolonjës një urim nga kryetari i PD, Sali Berisha për qëndresën e tyre, hodhi akuza dhe ndaj kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.

“Jua përcjell këtë urim pasi ju keni rezistuar në kushte nga më të vështirat në raport me çdo demokrat të degëve te tjera.

Distanca gjeografike, por edhe për shkak se dhuna dhe terrori shtetëror në një zonë si Kolonja ka qenë më e madhe se kurrë ndonjëherë dhe se askund tjetër në Shqipëri, tregon se ju këtu e keni sfiduar këtë regjim dhe qëndruat ballëhapur në çdo betejë dhe nuk u dorëzuat.

Ky Erioni (Isai) këtu nuk ka asnjë ndryshim me Erionin e Tiranës. Ka vetëm një ndryshim: në gjatësi. Është më i shkurtër, por në të gjitha veset e tij, perversitetet e tij, babëzinë dhe hajdutërinë e tij, të dy Erionët janë njëlloj sepse në thelbin e tyre, këta të dy nuk përfaqësojnë qytetarinë, por babëzinë e një grabitqari, babëzinë e pushtetit, babëzinë e hajdutëve të pushtetit.

Të gjitha këto padrejtësi që po ndodhin këtu në Kolonjë dhe në të gjithë Shqipërinë, kanë vetëm një emër: dhe ky emër është Edi Rama dhe Rilindja. Ky emër është antishqiptarizmi që përfaqësohet në tërësinë e tij nga ky njeri.

Nuk mund të thuhet ndryshe se kemi të bëjmë me një qeveri që kurrë ndonjëherë nuk ishte imagjinuar. Ky vend ka kaluar dhe ka parë qeverinë shumë, që kur është  themeluar; ka pasur qeveri që kanë bërë gjëma, ka pasur qeveri që kanë bërë bëma, arritje, por qeveri që të mos ketë asnjë rekord pozitiv, por vetëm rekorde të zeza është qeveria e Edi Ramës dhe prandaj themi që një qeveri e tillë nuk mund të jetë kurrë ndryshe veçse një regjim antikombëtar”, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …